Arsenali startoi me 8:0 në erën Emeri (VIDEO)

Skuadra e Arsenalit ndeshjet kontrolluese në kuadër të fazës së përgatitjeve për sezonin e ri i nisi me një fitore bindëse 8:0 përballë skuadrës nga Divisioni i pestë, Borehem Uud.

Ishte kjo ndeshja e parë pas “erës” Venger, i cili pas plotë 22 viteve lëshoi postin e trajnerit te Arsenali. Në krye të “topçinjëve” debutoi Unaj Emeri, edhe atë me stil, pasi skuadra e tij, edhe pse zhvilloi vetëm ndeshjen e parë, në fund realizoi një fitore të madhe.

Golashënuesi i fundit në “erën” Venger, Pier Emerik Obamejang ishte figura qendrore në këtë ndeshje, duke realizuar “hat-trik” në harkun e vetëm 10 minutave (7’, 9’, 17’).

Deri në mbyllje të pjesës së parë Rej Nelson (35’) dhe Aleksandre Lakaze (39’) u regjistruan në listën e golashënuesve, duke bërë që Arsenali  pjesën e parë ta mbyll me rezultatin 5:0.

Pas përfundimit të pjesës së parë, Emeri zëvendësoi gjithë ekipin, duke futur në lojë në pjesën e dytë futbollistë të rinj, të cilët arritën të shënojnë edhe 3 gola të tjerë. Ishte i riu Edi Nketia që shënoi golin e parë në pjesën e dytë, më saktësisht pas 6 minutave lojë, për tu regjistruar më pas në listën e golashënuesve edhe Xhef Rejn-Adelajde (71’) dhe Henrikh Mikhtarian, të cilët formuluan rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Arsenali 8, Borehem Uud 0.

Ndeshja e rradhës kontrolluese e Arsenalit do të jetë ajo e 26 korrikut kundër Atletiko Madridit në kuadër të “International Champions Cup” në Singapur.

Leave a Reply