Uest Hami bënë edhe transferimin e 6-të

Skuadra angleze e Uest Ham ka bëër edhe transferimin e 6-të gjatë kësaj vere, pasi nënshkruajti me reprezentuesin paraguaian, Fabian Balbuena.

Mbrojtësi 26-vjeçar te skuadra londineze vjen nga rradhët e skuadrës braziliane të Korinthians, me të cilët gjatë vitit 2017-të u shpall kampion.

Balbuena me Uest Hamin ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se skuadra angleze për shërbimet e tij ka harxhuar 3.5 milion sterlina.

Deri më tani me Uest Hamin gjithashtu kanë nënshkruar, edhe Rajan Frederiks, Isa Diop, Lukash Fabianski, Xhek Uilsher dhe Andrij Jarmolenko.

Leave a Reply