Roma demoloi Latinan, 9:0 (VIDEO)

Skuadra e Romës ka nisur me një fitore të thellë ndeshjet kontrolluese në kuadër të fazës së përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik në “Serie A”.

“Ujkesha Romake” mundi ekipin e ligës së katërt, Latina në transfertë me rezultatin 9:0, ndërsa Patrik Shik realizoi “hat-trik” që gjatë pjesës së parë. Goleadori Edin Xheko shtoi dy gola të tjerë gjatë pjesës së dytë, ndërsa nga një gol realizuan edhe transferimet e reja të bëra gjatë kësaj vere, si Ivan Markano, Luka Pelegrini dhe Lorenco Pelegrini, teksa Manes i Latinas realizoi një autogol.

Futbollistët e Latinas ishin të pafuqishëm në këtë ndeshje, duke mos rrezikuar në asnjë çast futbollistët e Romës, të cilët vetëm pas 28 minutave lojë avansuan me rezultatin 5:0, ndërkohë pjesën e parë e mbyllën me rezultatin 6:0.

Leave a Reply