Golat nga ndeshja TNS-Shkëndija 4:0 (VIDEO)

Shkëndija sonte ndaj skuadrës uellsiane të TNS ka zhvilluar një ndër ndeshjet më të dobëta europiane, ndërsa pasqyrë më e mirë për këtë është edhe disfata 0:4, njofton “infOSport.mk”. Mirëpo edhe përkundër kësaj disfate të thellë Shkëndija vazhdon tutje, kjo falë fitores së madhe në ndeshjen e parë në Shkup, 5:0.

Trajneri Osmani duke u bazuar pikërisht nga rezultati i ndeshjes së parë, kishte vendosur që ndeshjen ta nis pa futbollistin kryesor të ndeshjes së parë, Besart Ibraimi, i cili thjesht i vetëm në ndeshjen në Shkup kishte mundur uellsianët, kur kishte realizuar plotë 4 gola.

Pikërisht këtë shifër të golave e arriti sonte TNS, me 3 golat e parë që i shënoi në një interval kohor prej vetëm 20 minutash.

Ebe (15’), Redmond (30’) dhe Kabango (35’) shënuan golat e pjesës së parë, ndërsa golin e fundit për TNS e realizoi Byrne në minutën e 96-të.

Leave a Reply