Një lajm i mirë për FC Shkupin para ndeshjes me Renxhersin

FC Shkupi sot në arenën “Filipi i Dytë” me fillim në ora 17:55 do të zhvillojë takimin kthyes të raundit të parë eliminatorë në kuadër të Liga Europa kundër gjigandëve skocez të Renxhers, njofton “infOSport.mk”.

Dëshira për hakmarrje te ekipi “bardhekaltër” nga Çairi pas asaj disfare 0:2 në ndeshjen e parë në “Ajbroks” stadium është shumë e madhe, ashtu që gjithë futbollistët janë të gatshëm të japin më të mirën nga vetja.

Lajm i mirë që gëzon stafin teknik të FC Shkupit, është edhe rikthimi i Bllagoja Ljamçevskit, i cili ishte aktiv në stërvitjet e fundit, dhe që bënë me dije se është gati për tu rreshtuar në formacionin e parë.

Rikujtojmç Ljamçevski ankohej në lëndim pas ndeshjes së parë, kur kishte qenë  detyruar që të braktis fushën pas një ore lojë.

Leave a Reply