FFM, 1 milion euro shtesë nga UEFA për përmirësimin e infrastrukturës nëpër stadiume  

Federata e Futbollit të Maqedonisë do të përfitojë 1 milion euro shtesë nga UEFA, si pjesë e programit “Het Trik 5”, për ndryshimin e infrastrukturës në terrenet sportive në vend.

Në të kaluarën, FFM-ja, mjete e dhuruara nga UEFA i investoi për ndërtimin e “Shtëpisë së Futbollit”, Akademisë dhe Qendrën e stërvitjes “Petar Milloshevski”, përmirësoi infrastrukturën në disa stadiume vendore, ndërsa në 5 stadiume vendosi reflektorë, duke mundësuar që të zhvillohen ndeshje edhe në mbrëmje.

Ndërkohë me këto të holla të fundit, mendohet të vazhdohet me përmirësimin e infrastrukturës së stadiumeve në vend, ndërsa një prej mundësive është edhe rindërtimi i stadiumit kryesor në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” pranë FFM-së.

Leave a Reply