Çelzi gati të paguajë 70 milionë euro për Donarumën

Skuadra e Çelzit ka përgatitur një super-ofertë për portierin e Milanit, Xhanluixhi Donaruma.

Mediat britanike shkruajnë se “Blutë” e Londrës pasi dështuan ta blejnë Alison e Romës, tashmë janë hedhur në sulm për “gardianin” e “rossonerëve”.

Londinezët janë gati t’i ofrojnë Milanit 70 milionë euro për Donnaruman, aq sa thuhet se kërkon klubi italian.

Mbetet të shihet nëse një ofertë e këtillë do të bind drejtuesit “kuqezi”, të cilët dëshirojnë të përfitojnë në maksimum nga shitja e tij, me qëllim që të bëjnë një goditje të fuqishme në sulm, ku ndër emrat që përmenden për të përforcuar këtë repart, janë ai i Alvaro Moratas dhe Gonzalo Higuain.

Leave a Reply