Godet Juventus Serava, transferon dy kampionët e Futsal Shkupit

Skuadra e Juventus Seravës që garon në elitën e futsalit vendor, edicionin e sivjetshëm nuk e nisi aq mbarë, njofton “infOSport.mk”. Ata në 10 xhirot e para kanë regjistruar vetëm dy fitore, duke u renditur vetëm në pozitën e 8-të me 6 pikë.

Pikërisht ky numër i vogël i pikëve ka bërë që ata të mendojnë për përfocimin e skuadrës, me ç’rast ditë më parë kanë arritur të transferojnë tre emra të rinj. Bëhet fjalë për dyshen kampione të Futsal Shkupit, Eljesa Neziri – Berat Ramadani, si dhe për lojtarin e talentuar të futbollit të vogël, Pajtim Rexhepi.

Që të tre do të jenë në shërbim të trajnerit Gafur Hasani për ndeshjen derbi të së shtunës ndaj Futsal Shkupit, ndeshje kjo që starton në ora 17:30 në palestrën “Enver Idrizi” në Çair.

Leave a Reply