E konfirmojnë edhe nga Shkëndija, Radeski mungon në ndeshjet ndaj Sherif

Shkëndija e Tetovës dy ndeshjet e raundit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës moldave të Sherif Tiraspol do ti zhvillojë pa sulmuesin Marjan Radeski.

Ky i fundit u lëndua në kohën shtesë të përballjes së dytë të raundit të parë të eliminatoreve në transfertën në Uells kundër Nju Seints.

Ai sigurtë del jashta kombinimit për dy përballjet e rradhës në ligën më prestigjioze europiane, ndërsa pritet që në skuadër të rikthehet Besmir Bojku. Për momentin nuk mund të jepet asnjë parashikim për seriozitetin e lëndimit, ndërsa gjithçka do të saktësohet ditëve në vijim kur pritet të bëhet rezonanca magnetike e gjurit të këmbës së djathtë të sulmuesit anësorë, thuhet në kumtesën e skuadrës tetovare, e cila me shumë fat kaloi në raundin e dytë, kjo falë fitores së thellë 5:0 në ndeshjen e parë Shkup, që në këtë mënyrë zhvlerësoi fitoren 4:0 të TNS-së në ndeshjen e kthimit.

Leave a Reply