Shkëndija nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen me Sherif Tiraspol

Shkëndija e Tetovës për herë të parë në historikun e saj do të luajë në raundin e dytë të eliminatoreve të Ligës më prestizgjioze europiane, Ligës së Kampionëve, pasi në xhiron e parë eliminuan kampionin e Uellsit, Nje Seints me rezultat të përgjithshëm 5:4.

Shkëndija të martën (24 korrik) luan sërish si vendas në Shkup, kësaj rradhe përballë kampionëve të Moldavisë, Sherif Tiraspol, një skuadër kjo e cila vitin e kaluar eliminoi Kukësin në këtë kompeticion, që më pas të luaj edhe në grupet e Liga Europa.

Të gjithë të interesuarit për të ndjekur përballjen e ardhshme europiane të Shkëndijës mund të pajisen me biletë duke nisur që nga dita e sotme.

Të njëjtat janë të kategorizuara me çmime në bazë të pozicionit në tribuna, dhe kushtojnë nga 200, 400 dhe 600 denarë, ndërsa do të mund ti gjeni në pikat e shitjeve, si Shkëndija FANSHOP – Tetovë, Monaco Tobaco – Tetovë, Vona 5 – Gostivar, Jugoton – Shkup dhe online përmes www.mktickets.mk.

🎫 Shkëndija vs SheriffBiletat në shitje nga dita e sotme📍 Shkëndija FANSHOP , Tetovë📍 Monaco Tobaco , Tetovë📍…

Публикувахте от KF Shkëndija в Четвъртък, 19 юли 2018 г.

Leave a Reply