Dirk Novicki nënshkruan kontratë të re me Dallasin, gati të thyej rekordin e Kobe Brajant

Dirk Novicki ka nënshkruar kontratë të re një vjeçare me Dallas Maveriks. Gjermani 40-vjeçar në këtë mënyrë do të zhvillojë edhe sezonin e 21-të me rradhë me fanellën e “maveriksave”, me të cilën skuadër gjatë vitit 2011-të ishin shpallur kampion në NBA.

Nëse regjistron të paktën edhe një ndeshje gjatë sezonit të ri, Novicki do të thyej rekordin e Kobe Brajant, dhe do të bëhet basketbollisti i parë në historinë e NBA-së, që ka zhvilluar më shumë se 20 sezone me një skuadër të vetme.

Gjatë sezonit të kaluar Novicki kishte zhvilluar 77 ndeshje, duke arritur një mesatare prej 12 pikëve dhe 5.7 kërcimeve.

Gjermani zë vendin e 6-të në listën e përjetshme të realizatorëve në NBA, me vetëm 232 pikë më pak se Uil Çembërlejn në pozitën e 5-të, mirëpo vetëm 149 pikë më shumë se LeBron Xhejms që ndodhet në pozitën e 7-të.

Gjatë sezonit të ardhshëm Dirk Novicki do të përfitojë 5 milion dollarë amerikan.

Leave a Reply