Presidenti i La Liga-s tregon arsyet e largimit të Ronaldos drejt Juventusit

Transferimi i Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit te Juventusi, pa dyshim se është lajmi numër një i merkatos së kësaj vere. Rreth transferimit të tij kanë folur shumë personalitete, ndërsa i fundit që ka dhënë mendimin e tij lidhur me ikjen e Ronaldos nga La Liga, është edhe numri një i futbollit spanjoll, Havier Tebas. Sipas tij arsyeja kryesore e largimit të Kristiano Ronaldos nga Spanja janë taksat e larta që ka ky shtet në krahasim me vendet e tjera.

Ronaldo la Real Madridin pas nëntë viteve të kaluara në “Santiago Bernabeu” për t’iu bashkuar Juventusit në Itali.

“Ronaldo do të përfitojë më shumë para në Itali sesa këtu (në Spanjë), prandaj ne jemi në disavantazh”, ka thënë Tebas për “Marca”.

“Ky është një problem për ne sepse na kufizon në garë me tregun ndërkombëtar të lojtarëve, pasi ata do të zgjedhin të luajnë në shtete ku fitojnë më shumë”.

“Nga të gjitha ligat e mëdha, Spanja është më e keqja në raport me taksat, pasi këtu lojtarët humbasin shuma të mëdha parash në krahasim me vendet e tjera”, ka theksuar ai.

Leave a Reply