Leonardo rikthehet te Milani

Leonardo është i gatshëm të rikthehet në “Serie A” dhe sërish te Milani, aty ku luante edhe si futbollist. “Sky Sport” raporton se ish trajneri brazilian së shpejti mund të zyrtarizohet te skuadra e Milanit.

Leonardo ka ofertë për angazhim te ish ekipi i tij, por në rolin e drejtorit të stafit teknik.

Së shpejti mund të ketë risi në lidhje me rikthimin e Leonardos te Milani, si vazhdimësi e procesit të rindërtimit të strukturave udhëheqëse në klub.

Leave a Reply