Tifozët e Aris i bënë një pritje madhështore Migjen Bashës (VIDEO)

Ashtu siç e kishte paralajmëruar disa ditë më parë në një intervistë për mediat italiane, Migjen Basha, zbarkoi dje në Selanik për të firmosur kontratën me skuadrën e Aris.

Një pritje e ngrohtë për mesfushorin shqiptar nga tifozët e Aris të cilët i kanë varur shallin e skuadrës së tyre në qafë dhe kanë pozuar me flamurin dhe fanellën e verdhezinjve.

Ajo që binte më së tepërmi në sy është se një tifoz grek mbante veshur fanellën e mbrojtësit korçar Kristi Vangjeli, i cili u aktivizua për 9 sezone me skuadrën nga Selaniku.

Vangjeli arriti të fitonte zemrat e tifozëve të Aris. Madje ditët e fundit u përfol për një tjetër rikthim te skuadra greke, por në fund 32-vjeçari vendosi të qëndronte te Skënderbeu.

Leave a Reply