Osmani: Fitore minimale, por që duhet vlerësuar

Shkëndija shënoi fitore minimale 1:0 në ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve ndaj Sherif Tiraspol, njofton “infOSport.mk”. Kjo fitore, edhe pse minimale për trajnerin Qatip Osmani është me vlerë, pasi fitorja është fitore dhe beson se në transfertë do të arrijnë atë që edhe e dëshirojnë, kualifikimin për në raundin e tretë.

“Urime futbollistëve për angazhimin, Shkëndija krijoi epërsi minimale, mirëpo edhe kjo është epërsi. Edhe pse fitore minimale, mendoj se duhet vlerësuar. Na mbeten këto 7 ditë që të përgatitemi edhe më mirë dhe të shpresojmë në kualifikim” – tha Osmani, i cili potencoi se Shkëndija duheshe të shfrytëzoj rastet e pjesës së parë: “Më vjen keq se në pjesën e parë kishim raste të qindtpërqindta për të shënuar edhe ndonjë gol tjetër. Në pjesën e dytë u tërhoqëm, për të mos pranuar gol, mirëpo prap e potencoi se epërsia është epërsi dhe shkojmë atje me optimizëm”.

Shkëndija ndeshjen e kthimit në Tiraspol e zhvillon me 31 korrik, kur edhe do të vendoset udhëtuesi për në raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian.

 

Leave a Reply