Sabliç: Një ndeshje me dy pjesë të ndryshme, udhëtuesi vendoset në Tiraspol

Trajneri i Sherif Tiraspol Goran Sabliç pas përfundimt të ndeshjes ndaj Shkëndijës, në të cilën skuadra e tij pësoi disfatë minimale, tha se skuadra e tij sonte luajti me dy fytyra të ndryshme. Pjesa e parë në tërësi foli për Shkëndijën, mirëpo pjesa e dytë i takoi skuadrës së tij, që megjithatë nuk arriti që të shënojë atë gol të dëshiruar në transfertë.

Kishim dy pjesë të ndryshme, në pjesën e parë futbollistët nuk bënë atë që u morrëm veshë në pjesën e parë. Futbollistët e Shkëndijës ishin shumë agresiv në pjesën e parë dhe jam i lumtur që ajo përfundoi me vetëm një gol. Në pjesën e dytë ishim më të mirë dhe thjesht luheshe para portës së Shkëndijës. Kishim 5-6 raste të mira që nuk i shfrytëzuam, mirëpo ka edhe një pjesë dhe mendojmë se do ti evitojmë gabimet dhe të kalojmë në raundin e tretë, edhe pse Shkëndija ka disa futbollistë mjaft cilësor të cilët duhet respektuar” – tha trajneri i Sherif Tiraspol, Goran Sabliç, i cili beson në kualifikim në ndeshjen e kthimit.

Leave a Reply