Shkëndija e mbyll me epërsi pjesën e parë, mund të shënonte të paktën edhe një (VIDEO

Shkëndija e ka dominuar pjesën e parë në ndeshjen ndaj Sherif Tiraspol, ndaj së cilës skuadër megjithatë arriti që të realizojë vetëm një gol, njofton “infOSport.mk”. Ishte sërish Besart Ibraimi, ai i cili shënoi gol, duke arritur që të shënojë edhe golin e 5-të në 3 ndeshje të zhvilluara të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Golin e vetëm gjatë 45 minutave të para, Ibraimi e realizoi në minutën e 25-të, kur mjaft mirë ekzekutoi goditjen e lirë nga një distancë prej rreth 20 metrash, ndërsa nuk do të ishte e pamerituar nëse Shkëndija të paktën shënonte edhe një gol tjetër, mirëpo fati në dy raste nuk ishte me Zhunior, i cili në minutën e 40-të me kokë qëlloi shtyllën.

Fare në fund të pjesës së parë edhe mysafirët u kanosën, mirëpo tentativa e tyre përfundoi vetëm në pjesën e jashtme të rrjetës.

GOLI I BESART IBRAIMIT NDAJ SHERIF TIRASPOL

Goli i Besart Ibraimit ndaj Sherif Tiraspol

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 24 юли 2018 г.

Leave a Reply