Edhe Kievo qëndron në Serie A, fiton betejën ligjore me Gjykatën Federale

Kievo e ka fituar betejën me Gjykatën Federale, duke e bërë nul procedimin për plusvalencën financiare. Për dallim nga Parma që u penalizua me 5 pikë në sezonin e ri në “Serie A”, Kievo do të luaj në “Serie A”, edhe atë pa asnjë penalizim.

Prokuroria mund të apelojë vendimin dhe procedura mund të vazhdojë gjatë, por deri atëherë kampionatet do të kenë filluar dhe Kievo nuk mund të përjashtohet nga “Seria A”.

Sipas Gjykatës së Shkallës së Parë, presidenti i Kievos, Kampedeli, duhej të ishte dëgjuar para procesit, por ai kurrë nuk është thirrur nga Prokuroria.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply