FC Shkupi – Ballkani, sot miqësorja që zhvillohet në Çair

FC Shkupi pas pushimit prej 5 ditëve nga e hëna ka punuar intensivisht në stadiumin e Çairit, ku po kryen edhe stërvitjet e fundit në prag të sezonit të ri futbollistik.

Ndërkohë për të mësuar formën aktuale të futbollistëve, trajneri Ramadani gjatë ditës së sotme ka paraparë të zhvillojë edhe një miqësore kundër skuadrës së Ballkanit nga Suhareka, që sezonin e ri do të luaj në Superligën e Kosovës. Kjo e fundit ka bërë disa përforcime në prag të sezonit të ri futbollistik në Kosovë, ndërsa një ndër emrat që kanë angazhuar, është edhe ai i Borçe Manevskit të Pelisterit.

Ndeshja FC Shkupi – Ballkani, zhvillohet në stadiumin e Çairit me fillim në ora 17:00.

Leave a Reply