Kukësi konfirmon ndeshjen me gjigandët e Fenerbahçes

Kukësi prej ditës së djeshme ndodhet në Antalia të Turqisë, ku do të zhvillojë edhe fazën kryesore të përgatitjeve për fazën e dytë të kampionatit shqiptarë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione e Shqipërisë në tokën turke do të qëndrojë deri me 19 janar, ku edhe do të zhvillojë tre ndeshje, përfshirë këtu edhe atë ndaj gjigandëve të Fenerbahçes. Lajmin për portalin tonë e konfirmoi drejtori sportiv, Nderim Nexhipi.

“Jemi vendosur në Antalia, ku do të qëndrojmë deri me datë 19 janar. Çdo gjë është në regull dhe po punojmë rreth afrimeve të reja. Gjithashtu mund të ju konfirmojë edhe ndeshjen ndaj gjigandëve të Fenerbahçes” – tha enkas për “infOSport.mk” nga Antalia e Turqisë, drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi.

Ndeshjen e parë kontrolluese Kukësi do ta zhvillojë me 8 janar kundër Kajserispor. Vetëm dy ditë më pas do të takohen me ekipin e Bursaspor, ndërsa ndeshjen ndaj gjigandëve të Fenerbahçes do ta zhvillojnë me datë 13 janar.

Ndeshjet e KF Kukësit në Antalia të Turqisë
KUKËSI 17:00h (08.01) Kajserispor
KUKËSI 15:00h (10.01) Bursaspor
KUKËSI 20:00h (13.01) Fenerbahçe

Leave a Reply