Ferrari në zi, ndahet nga jeta gjeniu Serxhio Markione

Ferrari dhe bota e Formula 1 janë në zi, pasi sot në moshën e tij 66-vjeçare është ndarë nga jeta gjeniu, Serxhio Markione.

Markione njihet me se shumti për shpëtimin e FIAT-it nga falimentimi. Ajo që dukej si një utopi, u bë realitet nga Markione, që më vonë e shndërroi FIAT në një markë botërore, madje duke punuar deri në momentin e fundit për planet e së ardhmes.

Ai njihet si një personazh që ishte i aftë të bënte zgjedhjet e vështira e aspak popullore, por që më vonë rezultuan të guximshme e të suksesshme.

Markione studioi në Kanada e kishte diploma në filozofi, ekonomi e jurisprudencë, si dhe master në administrim biznes.

Në vitin 2014-të mori në dorë frenat e Ferrarit, ku do duhej të qëndronte deri në vitin 2021. Pas vitit të parë mjaft të vështirë, duke ditur se sa e rëndësishme është një Ferrari në vendet e para të Formula 1, ai bëri një plan investimesh dhe riorganizmi të brendshëm të skuadrës nga Maranello.

Dhe frytet u dhanë gjatë vitit 2017-të si fillim, e duken akoma më shumë gjatë këtij sezoni, ku italianët janë aktualisht kokë për kokë me Mercedes për titullin e konstruktorëve, si dhe atë të pilotëve me Sebastian Fetel.

Një menaxher në qendër të vëmendjes edhe për shkak të lidhjeve të tij politike që nga Obama deri te Trump, ai dikur refuzoi dhe ftesën e Silvio Berluskonit për të kandiduar me qendrën e djathtë. Në 1 qershor të vtit 2004, pas vdekjes së njeriut që e solli te FIAT, Umberto Anjelli, u zgjodh si njeriu për të rilindur markën italiane me Luka di Montezemelo president dhe Xhon Elkann, zëvëndëspresident.

Në shkurt të vitit 2005 ai u bë edhe administrator i deleguar i makinës, e lëshoi planin që parashikoi investime prej 10 miliardë eurosh deri në 2008.

Po në të njëjtin vit, për herë të parë pas 5 vitesh, regjistrohet një fitim prej 1.4 miliard eurosh, duke shënuar pikën e kthesës për shoqërinë.

Në vitin 2009, shpëtoi “Chrysler” nga falimentimi, me ndihmën e thesarit amerikan dhe bekimin e vetë presidentit të SHBA-ve, Barak Obama.

Kështu lind “Fiat Chrysler Automobiles”, prodhuesi i 6 i makinave në botë, me selinë ligjore të transferuar pas 115 vitesh nga Torino në Amsterdam, e kuotuar gjithashtu në bursat e Milanos dhe “Ëall Street”.

Akti i fundit në “Balocco” ishte njoftimi i arritjes së qëllimit të zerimit të borxheve, si dhe një plan investimesh prej 45 miliardë eurosh ku parashikoi ndërtimin e  makinës të së ardhmes.

Një plan i rëndësishëm, të cilin fatkeqësisht Serxhio Markione nuk do ta shikojë kurrë përfundimin.

Leave a Reply