Rikthehet Lavdrim Skenderi, i gatshëm për ndeshjen me Rabotniçkin

U lëndua në ndeshjen ndaj Rabotniçkit, ndërsa rikthehet pikërisht ndaj skuadrës shkupjane. Është ky Lavdrim Skenderi, i cili beson se gjatë ditës së nesërme do të ketë hapësirë dhe se do të luaj minutat  e para pas gati dy muajve mungesë nga fushat e futbollit, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi tetovarë ishte lënduar në ndeshjen e 12 gushtit në Shkup, kur ndeshja mes tyre ishte mbyllur me barazimin 0:0. Ai kishte dëmtuar ligamentet e gjurit të djathtë, ashtu që për rikuperimin e plotë, iu nevojitë kjo periudhë e gjatë kohore. Ai tashmë shpreson se lëndimi do ti takojë së kaluarës dhe se do të mund të ndihmojë skuadrën për të grumbulluar sa më shumë pikë në vijim të kampionatit.

“Jam i gatshëm për ndeshjen e nesërme kundër Rabotniçkit. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por mendoj se fitorja do na takoj neve pasi që çdo ndeshje kemi qenë më të mirë se kundërshtarët tanë, por fati nuk ka qenë me neve, mirëpo mendoj se tashmë e kemi kohën për fitore” – u shpreh enkas për “infOSport.mk” sulmuesi i “gjipspunuesve”, Lavdrim Skenderi.

Ndeshja Renova – Rabotniçki zhvillohet gjatë ditës së nesërme në stadiumin e qytetit të Tetovës me fillim në ora 14:30.

Leave a Reply