Godet Monako, zyrtarizon yllin e Botërorit të vitit 2018

E kërkonin Juve dhe Çelzi, mirëpo është Monako ajo që ka bërë për vete yllin e CSKA Moskës dhe njëherit kombëtares ruse, Aleksandr Golovin. 22-vjeçari me skuadrën nga Principata ka  nënshkruar kontratë 5vjeçare, ndërsa shuma që drejtuesit e Monakos kanë paguar për të, kap shifrën e 30 milion eurove.

Golovin shihet si zëvendësues i Thomas Lemar, i cili gjatë kësaj vere u transferua te skuadra e Atletiko Madridit, për shumën e 60 milion eurove, ndërsa nga Monako vetëm disa ditë më parë u largua edhe fantazisti portugez, Zhoao Mutinjo, i cili sezonin e ri do të luaj në Premierligën angleze, me skuadrën e Vulverhempton.

Golovin ishte ndër futbollistët më të mirë te Kombëtarja ruse gjatë botërorit të fundit, duke regjistruar një gol dhe dy asiste, duke ndihmuar në këtë mënyrë Rusinë për të arritur deri në çerekfinale.

Leave a Reply