Sallah gëzon tifozët e Liverpullit me deklaratën e fundit

Mohamed Sallah tha se ai është plotësisht i gatshëm për të luajtur dhe se është rikuperuar nga një dëmtim i shpatullës që e pësoi në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Realit të Madridit.

26-vjeçari u rikthye në stërvitje në fund të javës së kaluar. Ai luajti në ndeshjen ndaj Mançester Sitit, ku edhe shënoi në paraqitjen e tij të parë para sezonit për skuadrën e tij.

Sulmuesi nga Egjipti kishte një sezon të jashtëzakonshëm me Liverpullin gjatë sezonit të kaluar,  duke shënuar 44 gola në të gjitha garat.

“Unë jam shumë i lumtur që jam kthyer, ndihem mirë dhe shpatullën e kam shumë më mirë. Jam shumë i lumtur që jam kthyer në skuadër”  tha ai për Liverpull TV.

Vitin e kaluar kisha një sezon të mirë – të gjithë, jo vetëm unë.”

“Ne gjithashtu duhet të luajmë mirë përsëri në Ligën e Kampionëve dhe të përfundojmë në një pozitë më të mirë në Premier Ligë. Por nuk është diçka për të cilën merakosem, por vazhdoj të bëj atë që po bëj. Jam i lumtur për atë që po bëj, kështu që unë vazhdoj të bëj të njëjtën gjë”, përfundoi Sallah.

Leave a Reply