Sporting Lisbona do të padisë Atl.Madridin

Atletiko Madridit ditë më parë në rradhët e veta me parametra zero transferoi futbollistin e Sporting Lisbonës, Zhelson Martins.

Ky i fundit pasi u çlirua nga kontrata që e lidhte me portugezët, pas agresionit të tifozëve  sezonin e shkuar, që e përdori edhe si raport për të mos vijuar më aventurën te skuadra portugeze, vendosi ti bashkohet Atletiko Madridit. Mirëpo si duket historia nuk përfundon me kaq, pasi  drejtuesit e Sporting Lisbonës  kanë denoncuar në FIFA Atletiko Madridin, që ka zyrtarizuar 23 vjeçarin, pasi prishi kontratën me portugezët.

Sportingu kishte refuzuar 25 milion euro nga spanjollët, duke këmbëngulur në shifrën e 40 milion eurove, ndërsa tani kërkon dëmshpërblim në vlerë prej 100 milion euro.

Leave a Reply