Higuain vishet “kuq e zi”, gati super shkëmbimi, Milan-Juve

Dy skuadrat e mëdha italiane, Juventusi dhe Milani janë pranë finalizimit të super shkëmbimit, që do të rikthente Leonardo Bonuçin në Torino, ndërsa në drejtim të “San Siros” do të udhëtonin Matea Kaldara dhe Gonzalo Higuain.

Sipas burimeve të “Sky”, të dy klubet kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin e Bonuçit dhe Kaldaras, duke u pajtuar për të njëjtën shumë.

Përveç kësaj sulmuesi argjentinas do të luante në formë huazimi te Milani, teksa “rossonerët” do të duheshe të paguajnë 15 milion euro në sezon.

Ende nuk dihet nëse është arritur marrëveshja për blerjen e kartonit të Higuain nga ana e drejtuesve të Milanit. Nga tabori i Juves nuk dëshirojnë të paguajnë një pjesë të pagës së Higuain te Milanit. Për momentin “El  Pipita” ka një pagë vjetore prej 7.5 milion euro te Juventusi dhe as që lëshon pejë për zvogëlimin e saj. Negociatat do ta vazhdojnë edhe gjatë kësaj fundjave, ku pritet që në të njëjtat të përfshihet edhe vëllai dhe njëherit agjent i sulmuesit argjentinas, Nikolas, i cili pritet që të arrijë në Itali.

“Na pret një rrugë e gjatë deri sa ti zgjedhim të gjitha paqartësitë” – ka komentuar drejtori gjeneral i Jjuves, Xhuzepe Marota.

Leave a Reply