CSKA Moska fituese e Superkupës së Rusisë

Skuadra e CSKA Moskës ka rrëmbyer trofeun e Superkupës së Rusisë, pasi në finalen e madhe të zhvilluar në “Nizhni Novgorod” me rezultatin 1:0 mundi Lokomotivën e Moskës, edhe atë vetëm pas vazhdimeve, dy herë nga 15 minuta.

Суперкубок наш!! 🔴🔵

Публикувахте от PFC CSKA MOSCOW в Петък, 27 юли 2018 г.

Golin e vetëm për CSKA-në, në këtë ndeshje e realizoi Hetag Hosonov në minutën e 106-të, ndërkohë vlen të ceket se nga minuta e 113-të Lokomotiva luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të Solomon Kverkvelij, pas një starti të ashpër që pati ndaj Rodrigo Bekao.

Për CSKA-në, është ky trofeu i 7-të në kuadër të Superkupës në Rusi, që njëherit është edhe rekord. CSKA këtë trofe e kishte fituar edhe gjatë viteve, 2004, 2006, 2007, 2009, 2013 dhe 2014.

ВСЁ!! Гол Хетага Хосонова приносит ЦСКА 7-й #СуперкубокРоссии! 🏆👏🏼👏🏼👏🏼

Публикувахте от PFC CSKA MOSCOW в Петък, 27 юли 2018 г.

Leave a Reply