Pamje nga përleshja mes tifozërive të Partizanit dhe Tiranës (VIDEO)

Derbi nuk ka vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Ultrasit e Tiranës dhe ata të Partizanit janë përplasur mes tyre në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”, përcjellë “infOSport.mk”.

Ndonëse nuk lejoheshin në stadium, tifozëritë e të dyja skuadrave, “Tirona Fanatics” në njërën anë dhe “Guerrils” në anën tjetër, kishin udhëtuar për të mbështetur ekipet e tyre nga jashtë stadiumit.

Në një moment mes dy tifozerive ka pasur edhe përplasje, ku është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjithçka.

Gjithashtu një makinë pranë stadiumit “Elbasan Arena” i është vënë zjarri nga poshtë, duke rrezikuar shumë për personat që ishin aty afër.

Ndryshe sa i përket vetë takimit, i njëjti u mbyll me vetëm një gol, edhe atë në favor të Partizanit,që bëri në fund Tirana të vishet e kuqe.

Leave a Reply