Lajme aspak të mira për Juventusin, Dybala do të mungojë sërish!

Një lajm aspak i mirë për Juventusin dhe trajnerin Masimiliano Allegri, i cili sërish nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Paulo Dybala.

Sulmuesi argjentinas duhej të ishte gati për Juventusin në ndeshjet e radhës por diçka e tillë nuk do ndodhi deri në fund të këtij muaji.

Zgjatja muskulare që sulmuesi mori teksa luheshin ndeshjet e kombëtareve, do ta lërë jashtë fushës së blertë edhe për disa ndeshje.

Në këto kushte, me siguri 27-vjeçari do të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Zenit Shën Petersburg, si dhe ndeshjen derbi kundër Interit në Serie A.

Kujtojmë mbrëmë Juventusi mundi Romën me rezultat minimal 1:0 në ndeshjen e parafundit të javës së 8-të në Serie A, me ç’rast “Zonja e Vjetër” tashmë me 14 pikë renditet në pozitën e 7-të.

 

Leave a Reply