Anel Rashkaj rikthehet në futbollin suedez

Anel Rashkaj është bërë me skuadër të re, pasi mbylli aventurën me finlandezët e Seinajoki. Mesfushori i përfaqësuesës së Kosovës, ka vendosur të rikthehet në Suedi, aty ku edhe e kishte filluar karrierën e tij profesionale.

Rashkaj ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Orgryte, skuadër kjo që aktualisht garon në Ligën e Parë te Suedisë, ndërsa drejtuesit e kësaj skuadre te Rashkaj shohin përforcimin ideal në arritjen e objektivave.

31-vjeçari Rashkaj në vitin 2017 ka qenë edhe pjesë e Prishtinës, ndërkohë në karrierën e tij të deritanishme, përveç në Suedi dhe Finlandë, ka luajtur edhe në Norvegji me skuadrën e Sandnes Ulf.

Leave a Reply