ZYRTARE, Juventusi pas Ronaldos, blen edhe goleadorin e Barcelonës (FOTO)

Skuadra e Juventusit ka konfirmuar transferimin e talentit 16-vjeçar të Barcelonës, Pablo Moreno. Ky i fundit skuadrës “katalunase” i ishte bashkuar para 6 viteve, kur kishte arritur nga Granada, ndërsa brenda periudhës së kaluar te Barcelona ai kundër moshatarëve të tij ka të shënuar më shumë se 200 gola.

Moreno luan gjithashtu edhe për përfaqësuesen U16 të Spanjës. Jo zyrtarisht mësohet se Juve për shërbimet e këtij talenti 16-vjeçar ka paguar 3 milion euro, që është rekord për një futbollist të kësaj moshe.

Me këtë transferim “Zonja e Vjetër” dëshmoi qartë se mendon për të ardhmen.

Leave a Reply