Levandovski dëshiron një transferim te Reali

Sulmuesi polak i Bajernit të Munihut, Robert Levandovski nuk e fsheh dëshirën për të luajtur te Real Madridi. Ai beson se cikli i tij te Bajerni ka përfunduar dhe për këtë gjë ka vënë në dijeni dhe drejtuesit e klubit.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “Marca”, edhe te Real Madridi janë në dijeni të dëshirës së futbollistit për të luajtur në “Santiago Bernabeu”, por problemi qëndron se drejtuesit “bavarez” refuzojnë të futen në negociata për shitjen e Levandovskit.

Shanset që Levandovski të luajë te Reali janë të ulëta, por nuk janë zero. Kjo varet edhe sa ai do ti bindë drejtuesit e Bajernit, pasi presidenti “bavarez” është shprehur se nuk mban futbollistë kundër vullnetit të tyre.

Nëse dëshira e polakut është që të largohet atëherë mund të rishikohet negocimi me drejtuesit “madrilenë” apo edhe me klubet e tjera të interesuara për sulmuesin. Tani që Kristiano Ronaldo është larguar për te Juventusi, shumë futbolllistë i janë vetëofruar klubit “madrilen” me anë të agjentëve të tyre përfshirë këtu dhe Levandovskin.

Leave a Reply