Formacionet zyrtare, Pelister-Shkëndija, Qato me shumë ndryshime në formacion

Pas pak në Manastir Shkëndija do të zhvillojë ndeshjen e javës së 27-të kundër Pelisterit, njofton “infOSport.mk”.

Do të jetë kjo një paralajmërim për finalen e Kupës së Maqedonisë të këtij edicioni, në të cilën Shkëndija do të kërkojë të vazhdojë serinë e ndeshjeve pa disfatë, teksa Pelisteri të ju ik pozitave nga zona e ftohtë.

Trajneri i “Kuqezinjëve” nga Tetova, Qatip Osmani ka bërë disa rotacione në formacion, duke vendosur që të pushoj Visar Musliun, i cili nuk ndodhet fare në mesin e futbollistëve për këtë ndeshje, ndërsa gjithashtu edhe Ardian Cuculi ndodhet në bankinë.

Kësisoj në mungesë edhe të kapitenit të parë, Ferhan Hasani, shiritin e kapitenit në ndeshjen e sotme kundër Pelisterit do ta mbajë Armend Alimi, ndërsa ju më përmes fotos më poshtë keni mundësinë të shihni formacionet e të dyja skuadrave.

Leave a Reply