Kadetët dhe juniorët e FC Shkupit nikoqir të FK Poshtar nga Beogradi

Kadetët dhe juniorët e FC Shkupit gjatë ditës së sotme në stadiumin e Çairit do të mirëpresin skuadrën e FK Poshtar 1930 nga Beogradi, që udhëhiqet nga ish futbollisti i Slloga Jugomagnatit, Alen Tupajiç, njofton “infOSport.mk”.

Fillimisht në ora 16:30 në fushë do të zbresin kadetët (gjenerata 2001) e të dyja skuadrave, ndërkohë me fillim në ora 18:00 mejdanin do të ndajnë edhe juniorët (gjenerata 2000).

Do të jetë kjo një mundësi e mirë për trajnerët e të dyja skuadrave për të parë nga afër formën e futbollistëve të tyre, ndërsa gjithashtu edhe për gjithë ata dashamirë të futbolli për të qenë prezent në shkallët e stadiumit dhe për të ndjekur talentët e FC Shkupit, që shihen si e ardhmja e klubit nga Çairi.

Leave a Reply