Njihuni me portierin 40-vjeçar, i cili në 13 sezone ka luajtur vetëm 11 ndeshje dhe ka fituar 12 trofe

Ndoshta nuk e keni dëgjuar si emër, ndoshta edhe nuk keni parë asnjëherë përmes TV-së ndonjë ndeshje ku ai ka qenë titullarë, megjithatë emri i tij gjatë ditës së shkuar ka qenë mjaft i eksponuar nëpër mediat botërore.

Bëhet fjalë për portierin Paulo Lopez, i cili në 13 sezone të zhvilluara në futbollin portugez, ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje, mirëpo numëron plotë 12 tituj.

Portieri 40-vjeçar ka vendosur ti varë dorezat në gozhdë. Ai i ka dhënë lamtumirën futbollit përmes një mesazhi, ku kishte garantuar se do të vazhdojë të mbetet pjesë e futbollit si trajner i portierëve.

Leave a Reply