Interi prezantoi përforcimin e 6-të (FOTO)

Sime Vrshaljko edhe zyrtarisht është prezantuar si futbollist i Interit, mbrojtësi kroat te skuadra nga “Xhuzepe Meaca” vjen në formë huazimi për një vit nga rradhët e Atletiko Madridit, me opcion që pas përfundimit të saj Interi të blejë kartonin e tij.

Vrshaljko kaloi me sukses testet mjekësore te Interi, ndërsa që nesër pritet ti bashkohet skuadrës në stërvitje.

Interi do ti paguajë Atletiko Madridit 6.5 milion euro për këtë huazim, ndërsa në fund të sezonit mund të blejë kartonin e tij për shumën e 17.5 milion eurove.

Kroati është përforcimi i 6-të te Interi gjatë kësaj merkatoje vere, pas Lautaro Martinez, Stefan De Vrah, Mateo Politano, Raxha Naingolan dhe Kvadvo Asamoah.

Leave a Reply