Drita me disa mungesa ndaj Dudelanzh

Drita e Gjilanit gjatë ditës së sotme do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të raundit të dytë eliminatorë të Liga Europa përballë skuadrës së Dudelanzh nga Luksemburgu, njofton “infOSport.mk”. Në këtë ndeshje skuadra gjilanase do të kërkojë të përmbys epërsinë 2:1 nga ndeshja e parë e skuadrës kundërshtare, që megjithatë ka më shumë përvojë se Drita në ndeshjet ndërkombëtare.

Trajneri Bekim Isufi has në probleme në prag të këtij takimi, pasi do të duhet të luaj pas dy futbollistët e suspenduar, Endrit Krasniqi dhe Viktor Kuka. Drita gjithashtu në këtë përballje do të ndjejë edhe mungesën e Denis Halitit që ka marrë rrugë drejt Suedisë dhe Leotrim Kryeziut që është transferuar te skuadra zvieriane e Luganos.

Golat e duelit Dudelange vs Drita

⚽ Rastet dhe golat nga dueli F91 Diddeleng Official 2⃣➖1⃣ Drita FC📽 VIDEO: Super Sport Kosova

Публикувахте от GazetaSheshi в Четвъртък, 26 юли 2018 г.

Mirëpo pavarësisht këtyre mungesave trajneri Isufi do të duhet të gjejë një formulë që sa më herët të shënojë gol dhe njëkohësisht të kërkojë edhe një tjetër, mirëpo njëkohësisht duke mos pranuar asnjë gol. Skuadrës gjilanase në këtë ndeshje do ti mjaftonte edhe një fitore miminale 1:0, ndërsa me siguri se do i nevojitet edhe një përkrahje nga shkallët e stadiumit.

Ndeshja Drita –  Dudelanzh zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë me fillim në ora 20:45.

Leave a Reply