Shkupi dhe Gjilani ndahen miqësisht në miqësoren e zhvilluar në Çair (VIDEO)

FC Shkupi dhe Gjilani janë ndarë miqësisht në vëllazëroren e zhvilluar pasditen e së mërkurës në stadiumin e “Çairit”, njofton “infOSport.mk”. Të dyja skuadrat për gjatë 90 minutave nuk shënuan asnjë gol, duke e mbyllur këtë takim me rezultatin e fillimit 0:0.

Mirëpo edhe përkundër këtij fakti, të dyja skuadrat krijuan raste, edhe pse të njëjtat nuk u shfrytëzuan nga ana e aktorëve në fushën e blertë. Rrezik permanent për portën e mysafirëve ishte sulmuesi, Bazhe Ilijoski, teksa në anën tjetër Gjilani  në minutën e 28-të me anë të Fisnik Papuçit qëlloi shtyllën.

Të njëjtën gjë gjatë pjesës së dytë, bëri edhe Bazhe Ilijoski, i cili lëshoi edhe rastin më të mirë të këtij takimi. Edhe pse mjaft mirë u gjetë nga ana e brazilianit Serxhinjo, sulmuesi “bardhekaltër” nga afërsia goditi vetëm shtyllën në minutën e 55-të të takimit. Shkupi deri në fund të takimit u kanos edhe në disa raste tjera, mirëpo pa sukses, ashtu që në fund ndeshja u mbyll me rezultatin më të padëshiruar për tifozët e futbollit.

Formacioni i parë që trajneri Ramadani nxorri në fushë, mund të jetë edhe ai i cili do të bartë barën kryesore në ndeshjet kampionale në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, që starton me 12 gusht.

“Bardhekaltërit” nga Çairi edicionin e ri e hapin me ndeshjen në transfertë ndaj Sileksit.

FC SHKUPI: Suat Zendeli, Ermedin Adem, Toni Tipuriç, Amir Bilali, Besart Krivanjeva, Rron Broja, Stefan Vujçiç, Suhel Muharemi, Blazhe Iljoski, Serxhio, Hristijan Stojkoski.
Luajtën edhe: Igor Aleksovski, Artan Veliu, Besir Ramadani, Muharem Bajrami, Amel Bradji Dakouri, Abdulkadir Zango, Mariano Ondo, Basilio Ndong, Abulhadi Jahja, Altin Sefo.

Leave a Reply