Vazhdimet të kobshme për Realin, Atl.Madridi fiton Superkupën e Europës (VIDEO)

Skuadra e Atletiko Madridit ka fituar Superkupën e Europës, pasi në ndeshjen e zhvilluar në Talin të Estonisë mundi fqinjët e Realit të Madridit me rezultatin 4:2, edhe atë vetëm pas vazhdimeve, pasi koha në kohën e rregullt u mbyll me barazimin 2:2, njofton “infOSport.mk”.

GOLAT DHE MOMENTET MË TË BUKURA TË SUPERKUPËS MUND TI NDIQNI NË LINKUN NË VIJIM: https://youtu.be/6NbjqfL9jZs

Diego Kosta shënoi dy gola për “jorganxhinjët”, (1′ dhe 79′).

Karim Benzema në minutën e 27-të shënoi golin e parë për “madrilenët”, teksa në minutën e 63-të kapiteni Serhio Ramos nga penaltia kaloi përkohësisht Realin në avantazh.

Ky avantazh nuk doli të jetë i mjaftueshëm, pasi Diego Kosta me golin e shënuar në minutën e 79-të bëri që ndeshja të shkoj në vazhdime, aty ku të besuarit e Diego Simeone u treguan më të mirë dhe në fund me plotë meritë ngritën lartë trofeun falë golave të shënuar nga Saul (98′) dhe Koke (104′).

Për Atletiko Madridin është ky trofeu i tretë në kuadër të Superkupës së Europës.

Leave a Reply