E kërkonte Beshiktashi, por Ospina përfundon te Napoli!

David Ospina i Arsenalit, do të transferohet te Napoli në huazim me të drejt blerjeje në fund të stinorit.

“Sky Sport” shkruan, që Ospina do të kryejë nesër testet mjekësore para se t’i bashkëngjitet skuadrës në stërvitje pak ditë para fillimit të sezonit të ri në “Serie A”.

Emri i Ospinas lidhej me një transferim të mundshëm te Beshiktashi, mirëpo deri te një transferim i tillë nuk erdhi, ashtu që Ospina pritet për herë të parë të luaj në “Serie A”.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply