ZYRTARE, Markizio ndahet me Juventusin

Mesfushori italian Klaudio Markizio, ka ndërprerë bashkëpunimin me Juventusin, skuadër me të cilën ka luajtur pothuajse gjatë gjithë karrierës.

Bardhezinjtë, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, shkruan se Markizio, pas një historie 25-vjeçare me kampionët në fuqi të Italisë ndërpret në mënyrë konsensuale kontratën, për ta vijuar karrierë diku tjetër.

32-vjeçari i është bashkuar skuadrës së parë të Juventusit në vitin 2005 dhe vetëm për një sezon (2008-2009), luajti i huazuar tek Empoli.

Me fanellën “bardhezi” është aktivizuar në 294 ndeshje të “Serisë A”, duke shënuar 33 gola.

Markizio me Juventusin ka fituar 7-të tituj të Serie A, katër Kupa të Italisë dhe tre Superkupa.

Ai po ashtu ka qenë pjesë e ekipit në dy finalet e humbura në Ligën e Kampionëve, fillimisht nga Barcelona (1:3) dhe dy vite më pas nga Real Madridi (1:4).

Leave a Reply