Tre kandidatët për të zëvendësuar Ronaldon te Reali

Timo Verner, Rodrigo dhe Mauro Ikardi janë tre kandidatët potencial për sulmin e Real Madridit.

“AS” shkruan se klubi nga “Santiago Bernabeu” kërkon një blerje të re në sulm, për sezonin e ri.

Real Madridi u mposht nga Atletiko Madridi me rezultat 2:4 në Superkupën e Europës.

“Los Blancos” ende nuk kanë sjellë një zëvendësues për Kristiano Ronaldon i cili u largua në drejtim të Juventusit.

Mbetet të shihet se cili prej tyre mund të jetë pasardhësi i portugezit, mungesa e të cilit do të vërehet shumë.

Leave a Reply