ZYRTARE, Hasani vazhdon në Arabinë Saudite, i bashkohet ekipit të Besnik Hasit

Ferhan Hasani më në fund ka gjetur skuadrën e rij të re. Pasi nuk pranoi të vazhdojë kontratën me Shkëndijën, ai ishte në kërkim të sfidave të reja, ndërsa sot edhe zyrtarisht firmosi kontratë një vjeçare me skuadrën arabe të Al Raed, që drejtohet nga strategu shqiptarë, Besnik Hasi.

Për ish kapitenin e Shkëndijës interesoheshin skuadra nga Turqia, Polonia dhe SHBA-të, mirëpo oferta e majme prej 1.2 milion euro e drejtuesve të Al Raed, ishte vendimtare që Hasani të pranoj të luaj në Arabinë Saudite.

Hasani gjatë ditës së sotme pasi hodhi firmën është prezantuar nga drejtuesit e skuadrës arabe, që me Hasanin në fushë dhe Hasin në bankinë shpresojnë të arrijnë shumë në kampionat.

Hasani ishte ndër futbollistët më të mirë të Shkëndijës viteve të fundit, ku edicionin e kaluar arriti që të shpallet kampion dhe të fitoj Kupën, ndërsa gjithashtu ishte pjesë e asaj gjeneratë të parë kur “kuqezinjtë” në vitin 2011 ishin shpallur kampion.

 

Leave a Reply