Çështja “Modriç”, Perez gati të denoncojë Interin

Interi jo vetëm që nuk do të arrijë ta ketë pjesë të organikës së saj mesfushorin kroat, Luka Modriç, por duhet të përballet edhe me pasojat e kontakteve me lojtarin pa lajmëruar Realin e Madridit.

Presidenti Florentino Perez, përtej marrëdhënieve të mira mes dy klubeve, nuk e ka kapërdirë faktin që lajmet e fundit rreth të ardhmes së 32-vjeçarit e kanë trazuar ambientin “mbretëror” .

Për këtë arsye, “Cadena Ser” në Spanjë njofton se numri një i klubit mbretëror do ta padisë Interin për thyerje të rregullave, sepse ka nisur bisedime me një futbollist që ka kontratë edhe për disa vite, pa lajmëruar drejtuesit e Realit.

Për t’ua vënë vulën një herë e mirë zërave të merkatos, vetëm pak orë para se të skadojë afati i blerjes së futbollistëve në Serinë A ka menduar vetë Modriç me një postim në Instagram pas humbjes në Superkupën e Europës me Atleticko Madridin:

Një humbje e rëndë, por nuk është një humbje që përcakton skuadrën tonë. Është momenti për t’u ringritur dhe për të vazhduar punën sikurse kemi bërë gjithmonë. Hala Madrid!”

Leave a Reply