Mariano Ondo ndahet me FC Shkupin

Mariano Ondo edhe zyrtarisht më nuk do të jetë pjesë e FC Shkupit.

Futbollisti i repartit mbrojtës dhe drejtuesit e klubit nga Çairi me marrëveshje sot kan prishur bashkëpunimin, i cili ishte lidhur me kontratë 3 vjeçare.

Ondo i cili erdhi në afatin kalimtar të janarit, nuk arriti të përmbushë kërkesat e stafit të trajnerëve, andaj Shkupi nuk shpresonte në shërbimet e tij. Mariano Ondo erdhi te Shkupi nga skuadra e Gunieas Ekuatoriale, Cano Sport Academy.

Futbollisti 19 vjeçar brenda 7 muajve të kaluar në Çair, me fanellën e FC Shkupit regjistroi vetëm tre paraqitje.

Leave a Reply