Super Milani nuk ndalet, zyrtarizon edhe dy blerje të reja

Skuadra e Milanit pa dyshim se ka bërë një ndër merkatot më të mira viteve tënfundit. Skuadra nga “San Siro” ka zyrtarizuar dy blerjet e fundit të merkatos.

Laksalt dhe Samu Kastijeo kanë ditë që kanë mbëritur në Milano, por vetëm sot klubi i ka zyrtarizuar, pas testeve mjekësore.

Milan komunikon se ka blerë përfundimisht sulmuesin 23 vjeçar Kastijeo nga Vilareali dhe mesfushorin 25 vjeçar Laksalt. Me blerjen e tyre dhe të mesfushorit Bakajoko, Milani mbyll blerjet për këtë verë”, ishte komunikata e klubit.

Gjithashtu kuqezinjtë njoftuan zyrtarisht edhe transferimin zyrtar të Karlos Bakës te Viljareali dhe Xhanluka Lapadula te Xhenoa.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply