Kansello: Liga e Kampionëve synimi ynë me Juven

Mbrojtësi portugez, Zhoao Kansello edhe zyrtarisht është prezantuar si futbollist i Juventusit. Ish mbrojtësi i Interit dhe Valencias ka zbuluar synimin kryesor të skuadrës kampione të Italisë.

“Është kënaqësi për mua dhe gjithë skuadrën që do luajmë krah për krah me Kristiano Ronaldon. Ai është një futbollist me mentalitet kampioni, ndërsa një gjë e tillë është shumë e rëndësishme. Puna jonë është që të tentojmë të fitojmë Ligën e Kampionëve. Ky trofe është shumë i rëndësishëm për ne, edhe përkundër faktit se ka edhe disa klube, që gjithashtu janë në nivel të lartë” – tha mbrojtësi i ri i Juves, i cili do të mbaj veshur fanellën me №20.

Futbollistët që më shumë më kanë lënë përshtypje te Juve?”Dybala, Higuain, Dagllas Kosta janë futbollistë shumë të fuqishëm. Kielini gjithashtu është superior në zonën ku luan” – komentoi Kansello.

 

Leave a Reply