Parma godet në merkato, merr reprezentuesin portugez!

Skuadra e Parmës që sezonin e ri do të luaj në Serie A”, është lëvdëruar me transferimin e 36-vjeçarit, Bruno Alvesh. Do të jetë kjo hera e dytë që mbrojtësi portugez do të luaj në Itali, pas asaj aventure që pati me Kaljarin. Marrëveshja e portugezit me skuadrën nga “Enio Tardini” është për një vit.

Sezonin e kaluar Bruno Alvesh ishte pjesë e Gllazgou Renxhersit, kundërshtarit të FC Shkupit sonte, për të cilën skuadër kishte regjistruar 25 ndeshje dhe dy gola.

Dani Alvesh skuadrës së tij të re do ti bashkohet ditëve në vijim, kur edhe do të njoftohet me shokët e ri të skuadrës, pasi drejtuesit e Parmës i kishin dhënë atij disa ditë pushim, pas pjesëmarrjes së tij me Portugalinë në Botërorin e Rusisë, ku megjithatë nuk regjistroi asnjë ndeshje.

Rikujtojmë Portugalia e udhëhequr nga Kristiano Ronaldo u eliminua në 1/8 e finales nga Uruguai.

Leave a Reply