Trabzoni leksion Galatasarajit, i shënon edhe ish futbollisti i Partizanit të Tiranës (VIDEO)

Ish futbollisti i Partizanit, Kaleb Ekuban, i cili vetëm disa ditë më parë u huazua te Trabzonspori nga rradhët e Lids Junajtedit, ka bërë një debutim ëndërrash me skuadrën turke, duke shënuar në derbi ndeshjen ndaj Galatasarajit, njofton “infOSport.mk”.

Trabzonspori i mbajti një leksion futbolli skuadrës kampione në fuqi të Turqisë, duke e mundur me rezultatin 4:0, ndërsa Ekuban, ish futbollisti i Partizanit të Tiranës, shënoi golin e katërt në minutat shtesë të takimit.

KËTU MUND TI NDIQNI GOLAT E TAKIMIT, TRABZONSPOR-GALATASARAJ

Sulmuesi ganez në lojë u inkuadrua vetëm në minutën e 86-të, ndërsa nuk kaloi shumë minuta në terren dhe arriti që të regjistrohet në listën e golashënuesve.

Ndryshe tre golat tjetër të Trabzonsporit, që të gjitha të shënuar në pjesën e parë, mbajnë firmën e dy futbollistëve nigerian, Onazi dhe Nëakaeme, i cili realizoi dy gola.

Galatsaraji edhe përkundër kësaj disfate të thellë mbetet në krye të tabelës së klasifikimit me 9 pikë, teksa Trabzonspori tashmë me 7 pikë renditet në pozitën e 5-të.

Leave a Reply