Koha kur Renova e fitonte kampionin e ri të Kroacisë (VIDEO)

Skuadra e Rijekës në fundjavën që lamë pas u shpall kampion në elitën e futbollit në Kroaci, duke arritur kështu titullin e parë në historinë e tyre dhe njëkohësisht ndërprenë dominimin 10 vjeçar të Dinamo Zagrebit.

Rijeka gjithmonë ka qenë njëra ndër ekipet më të mira dhe më me emër në Kraoci, ndërsa nëse kthehemi 9 vite pas, i gjejmë ata të eliminuar në Evropë nga Renova e Xhepçishtit. Bëhet fjalë për vitin 2008 kur në tani më ish-Intertoto Kup u vunë përballë përfaqësuesi kroat dhe Renova që përfaqësoi Maqedoninë.

Ndeshja e parë në “Kantidra” përfundoi pa gola, ndërsa në takimin e kthimit në Shkup Renova triumfonte 2:0, duke kaluar në raundin e rradhës. Suksesin e parë historik të Renovës në Evropë e vulosi Genc Iseni që ishte autor i të dy golave.

Ky i fundit tani më pas 9-të viteve sheh veten drejtor sportiv te klubi i Ferizajit në Kosovë, ndërsa nga ai formacion që eliminoi Rijekën në skuadrën aktuale vazhdojnë të luajnë vetëm Fisnik Nuhiu dhe Argjent Gafuri.

Leave a Reply